Almeda dhe Tolga sjellin portretin më të bukur familjar

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë publikuar një imazh të këndshëm si çift.

Almeda Abazi po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa nuk i kursen fotot me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq pranë bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayismam.

Çifti ishin veshur me ngjyra të kombinuara kuq e zi, ndërsa dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.