Higuain tregon nëse Hazard po kalon te Real Madrid

Gonzalo Higuain ka bërë me dije se Eden Hazard po transferohet te Real Madrid.

ulmuesi i Chelseas, Gonzalo Higuain, ka thënë se Eden Hazar dduket se e ka vendosur që të transferohet te Real Madrid.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se kur një lojtar e vendos atë në kokë, është e vështirë t’i ndryshosh mendjen.

“Kur një lojtar vendos që të largohet, është e vështirë ta ndryshosh mendjen e tij”, tha Higuain për ESPN FC.

“Unë nuk e di nëse ai po kalon atje, por që dëshira ime është që ai të qëndrojë, pasi që kuptohemi shumë mirë së bashku. Nëse ai transferohet atje, unë i dëshiroj vetëm më të mirën.”, ka shtuar më tej argjentinasi.