Throgan Hazard po rikthehet në Premierligë, por tani te rivali më i madh i Chelseas

Throgan Hazard po rikthehet në Premierligë.

Throgan Hazard pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach me të përfunduar ky sezon.

Belgu ishte në këtë kaluarën pjesë e Chelseas, gjersa e kompletoi transferimin e tij sezone me parë te skuadra gjermane.

Throgan Hazard është duke u kërkuar nga Liverpool, pasi Jurgen Klopp e njeh shumë mirë lojën e tij, pasi ishte përballur me të në Bundesliga.

Trajneri gjerman e dëshiron transferimin e belgut, pas 12 golave dhe 11 asistimeve të bëra në 29 paraqitje në këtë sezone te Borussia Monchengladbach.

Liverpool do t’i paguajë 40 milionë euro për ta transferuar vëllaun e dytë të Eden Hazard nga skuadra gjermane.