Barcelona ende nuk e ka mbyllur transferimin e super lojtarit

Pasi e transferuan Frenkie de Jongun, Barcelona e do edhe një lojtar të Ajaxit.

Frenkie de Jong e kompletoi transferimin te Barcelona në afatin e janarit, gjersa Matthijs de Ligt është në radarin e tyre.

Skuadra katalonase dëshiron ta mbyll transferimin e mbrojtësit holandez para se të përfundojë ky sezon, përcjell lajmi.net nga Catalunya Radio.

Mediat evropiane raportuan se Barcelona e ka mbyllur transferimin e De Ligt, por negociatat janë duke vazhduar mes të dyja klubeve.

Katalonasit dhe Ajaxi kanë arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarëve të akademisë, gjersa kjo do të bënte që mbrojtësi holandez të kalonte me lehtësi në ‘Camp Nou’.