Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se dhimbja për humbjen e më të dashurve në këto masakra vazhdon të jetë e madhe, por se duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, Kosova është munduar ta ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne. Para 20 vjetësh, forcat serbe në mënyrë çnjerëzore ekzekutuan rreth 100 banorë të Rezallës dhe fshatrave të Drenicës. Dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë vazhdon të jetë e madhe, por duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, ne gjithmonë jemi munduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. HTH .