Haradinaj: Masakra në Rezallë është plagë e hapur e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë në 20 vjetorin e Masakrës në Rezallë se ajo është plagë e hapur e Kosovës.

“Masakra në Rezallë, 20-vjet më parë, nga e cila ende shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjes sonë për drejtësi. Martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri”, ka shkruar ai në Facebook.

“Rezalla, si vatër e pamposhtur e luftës çlirimtare, e ka shkruar historinë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë, që nuk e kursyen jetën e tyre për t’iu bërë lirisë gurthemel”.

“Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve!”.