Valverde ‘nuk ka jetë’ pa Messin, thotë se nuk ka kohë të duhur për ta pushuar atë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë edhe njëherë të ditur se sa i rëndësishëm është Lionel Messi.

Valverde ka thënë se asnjëherë nuk është koha e duhur për të rrezikuar dhe për ta pushuar argjentinasin.

“Kurrë nuk është koha e duhur për të bërë rotacione me një lojtar si Leo” ka thënë Valverde para ndeshjes të së martës.

“Shumë njerëz kanë fokusin tek Liga e Kampionëve, por kemi ndeshje të rëndësishme me Atletico Madrid. Ne i marrim me seriozitet të gjitha ndeshjet, kështu që mbetet të shihet nesër” ka thënë tutje trajneri i katalanëve.

“Nesër kundër Villarreal është një ndeshje ideale për tu fituar. Unë asnjëherë nuk harroj se rivalët tanë presin për gabimin tonë. Nuk mund t’iu japim shans” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Barca do të ketë një muaj shumë të ngarkuar ku do të luaj plotë 9 ndeshje.