NJOFTIM
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës se nesër (e shtune) Forumi Rinor i PVD -së organizon grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e Peticionit, me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.
Kjo nismë e Forumit Rinor vjen si reagim ndaj abuzimit me personalitetin e zonjës Ardita Sinani me publikimin e fotografisë të kamerave të sigurisë nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit.
Andaj, Forumi Rinor i PVD-së fton të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës ta pëkrahin sa më masovikisht Peticionin, i cili do të filloj nga ora 11:00 dhe pika e grumbullimit do të jetë përballë objektit të Kryqit të Kuq.