Konti preshevarë Munchhausen me çdo kusht po do me çorientu opinionin me nxjerrjen e temave të reja.
Dështimet e njëpasnjëshme në realizimin e premtimeve megalomane parazgjedhore - të dhëna në stilin e Kontit Munchhausen- po e detyrojnë kontin preshevarë me trillu tema për ta çorientuat opinionin nga premtimet boshe e sidomos nga skandali i drejtorit të përkdhelur të tij në Shtëpinë e shëndetit duke keqpërdorur kamerat e sigurisë, për te shkaktuar një skandal të paparë deri më tani në Preshevë.
Në vend që të deklarohet për skandalin, konti preshevar Munchhausen, e quan përçarëse viktimën dhe trillon tema të “reja”.
Ti trillo sa të duash. Ka gjasë që me trillimet e tua t’ia kalosh edhe kontit gjerman Munchhausen.
Por nuk e ndryshon kurrsesi megaskandalin e “mantelbardhit”.
DORËHEQJA NUK MJAFTON. - ka shkruar Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.