Mblidhen nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Preshevë (DOKUMENT)

Mblidhen nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Preshevë

Në mbështetje të nenit 78, alinea 2 të Rregullores së punës së Kuvendit, ne këshilltarët e poshtënënshkruar kërkojmë nga kryetari i Kuvendit Komunal që të konvokoj seancë të jashtëzakonshnrie në bazë të nenit 79, alinea 1, të të njejtës Rregullore me këtë rend dite:

- Iniciativa për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë.

Këtë pikë të rendit të ditës e kërkojmë në mbështetje të nenit 4, pika 12 e Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të komunës së Preshevës.

Arsyetim

Këtë iniciativë e marrim për arsye se me datë 18.03.2019, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë, Driton Salihu, ka ndërhyrë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale mbi personalitetin neni 57, alinea 1 , pika 5 dhe neni 57, alinea 3. I njejti pa kurrnjëfarë autorizimi ka bërë publikimin e fotografisë të marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë objekt, në të cilën shihet Ardita Sinani në Ndihmën e Shpejtë së bashku me vjehrrën e saj.

I lartëpërmenduri, në të njejtën ditë, në faqen e tij të fejsbukut, ka publikuar këtë fotografi me komentin "Edhe pse kurrë nuk e tha asnjë fjalë për këtë objekt madhështorë të ndihmës së shpejtë edhe non stop fol për shëndetsinë kjo ish kryetare, ajo nuk i shkoçët duke kërkuar ndihmë aty! Turp!" . Mendojmë se publikimi i kësaj fotografie dhe komentimi nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, është kryer për qëllime politike në dëm të shfrytëzuesve të shërbimeve të këtij institucioni ku pacientët nuk kanë siguri për privatësinë e tyre.