Drejtoria e Barnatores në Vranjë, ka nisur procedurë për largimin nga puna të tre teknikëve shqiptarë të cilët për nesër (e premte) janë ftuar të paraqiten për të nënshkruar vendimet për largim nga puna. Në rast të mos nënshkrimit të këtyre vendimeve, teknikët shqiptarë janë kërcënuar se do të transferohen që të punojnë në qytetet tjera të rrethit të Pçinjës.
Ndërkohë, barnatorja e qytetit (e cila tash e sa vite funksionon si njësi e Barnatores së Vranjës) nga drejtoria në Vranjë është informuar se do të mbyllet me arsyetimin e ’”qarkullimit të vogël të barnave”.
Me njoftimin e njëjtë bëhet e ditur se do të mbetet në funksion barnatorja në Stacionin Hekurudhor, venbanim i cili për nga numri i banorëve është shumëfish më i vogël se sa në qytetin e Preshevës dhe në të cilën nuk ka asnjë farmacist apo teknik shqiptarë të punësuar.
Ky vendim absurd i drejtorisë së Barnatores në Vranjë është vendim kryekëput politik, i cili është në linjën tanimë konsekutive të politikës diskriminuese shtetërore veçanërisht ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe që po e degradon edhe më tej komunën e Preshevës nga e cila janë tërhequr bankat, mbyllur gjykata.
Është paradoksale heshtja e qeverisjes komunale të Preshevës ndaj veprimeve diskriminuese shtetërore në dëm të popullatës shqiptare.- ka shkruar PVD në facebook.