Rrahim Hashimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, e do të dëshmojë në Hagë me 9 prill.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga OVL-UCK ndërkaq, Hashimi ka deklaruar se do të paraqitet në Hagë për të respektuar ligjet e vendit.
“Personalisht skam kryer ndonjë krim dhe skamë njohuri për ndonjë krim të kryer” është deklaruar ai.
I njëjti ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për shkelje të disiplinës ushtarake apo tejkalim të autorizimeve ushtarake.