Shefi i zyrës të Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper vizitë KKSH-së

Shefi i zyrës të Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper vizitë KKSH-së

Sot mirëprita shefin e zyrës të Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper 

Me ekipin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ngritëm çështje si, pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore; problemet në arsim si mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. 

Gjithashtu, fokus të veçantë i kushtuam zbatimit të konventave evropiane dhe mos realizimi i tyre.

Falënderova për përkushtimin e Këshillit të Evropës dhe i kërkova prezencë të shtuar në monitorimin situatës në Luginën e Preshevës. ka shkruar kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.