Me Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Tobias Flessenkemper, i cili po qëndron për vizitën e tij të parë në Bujanoc, biseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe (mos)realizimin e plotë të të drejtave të pakicave.
Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione publike, mosrealizimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe ngecja në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të jenë preokupime të përditshme dhe betejë politike e institucionale e përfaqësuesve shqiptarë.
Përkrahja ndërkombëtare dhe monitorimi i pozitës së pakicave, gjatë rrugëtimit të integrimit të vendit në BE, i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm.
Prezenca dhe përkrahja ndërkombëtare garancë e avancimit dhe realizimit të plotë të të drejtave tona kolektive. ka shkruar Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.