Kryetari i i KKSH-së takim me ambasadorin e SHBA-së Kyle Scott në Beograd

Kryetari i i KKSH-së takim me ambasadorin e SHBA-së në Beograd

Sot, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Kyle Scott, në rezidencën e tij në Beograd.

Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mirënjohje e thellë për ndihmën dhe përkushtimin amerikan për respektimin e të drejtave të shqiptarëve. ka shkruar kryetari i KKSH-së në profilin e tij në facebook