Genta Ismajli është gati për rikthim në muzikë.
Këngëtarja e njohur pas një pauze të gjatë tashmë ka gati projektin e ri i cili do të vije me videoklip, shkruan Indeksonline.
Genta ka publikuar disa imazhe të cilat janë pjesë e kilip në të cilin këngëtarja pritet të vije më atraktive se kurrë.
“Për të qenë i pazëvendësueshëm duhet të jeni gjithnjë ndryshe”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, kënga e re mban titullin ‘Zjarr’ dhe pritet të lansohet se shpejti.