Kryetari i KKSH-së takim me Ambasadorin dhe të dërguaren speciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë

Kryetari i KKSH-së takim me Ambasadorin dhe të dërguaren speciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë

Sot, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me të dërguaren speciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Janina Hrebickova dhe Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Beograd, Tomas Kuchta.
Gjatë takimit të sotëm u shtjellua situata në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.
Theksova se çështja e Luginës së Preshevës duhet të bëhet fakt në këtë proces, qoftë edhe pas ndryshimeve në Bruksel.
- ka shkruar Ragmi Mustafa kryetar i KKSH-së në profilin e tij në facebook