Dita e premte ishte e hidhur për 74-vjeçarin i cili kishte vendosur ta kaloj pak më ndryshe, ai vdiq në mes të qytetit të Gjilanit në një motel të njohur
74 vjeçari nga Gjilani kishte vendosur që natën e së premtes ta kaloj në motel me një femër, ai madje ishte pajisur me të gjitha gjërat që i duhen për t’u ndjerë më mirë.
Metro mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë dhe Policisë në Gjilan, se 74 vjeçari ka vdekur si pasojë e konsumimit të viagrës.
Fillimisht atij i kishte rënë të fikët në hotel pasi nuk ndjehej mirë, me të dalë në rrugën kryesore atij i kishte rënë të fikët prapë, ku qytetarët e kanë lajmëruar ambulancën, mirëpo ai vetëm se kishte ndërruar jetë tanimë, këtë e ka konfirmuar edhe femra që ishte me të (e njohur për Redaksinë).
Moteli në të cilën kishte vendosur ta kalojë natën 74 vjeçari, gjendet në mes të qytetit të Gjilanit, tek stacioni i autobusëve dhe i njohur me emrin ‘Te Shefiki’.
Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka ndërruar jetë një 74 vjeçar nga Gjilani. Ai ka vdekur në një motel të Gjilanit”, ka thënë shkurt Hashani.
Po ashtu Metro mëson se në prokurori kanë thënë se rasti tani po hetohet edhe personi që ka qenë me 74 vjeçarin.
Lexo poashtu:
Natë e hidhur për 74 vjeçarin nga Gjilani: Vdes në motel pranë një femre