Forumi i Gruas PVD mban mbledhje për situatën e krijuar në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë

Forumi i Gruas PVD mban mbledhje për situatën e krijuar në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë

Gjatë ditës së sotme, Forumi i Gruas së Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë, mbajti tubim me delegatet e Kuvendit të FG të degës së saj.

Në këtë takim, fillimisht u diskutua situata aktuale, me theks të veçantë cenimi i privatësisë së kryetares së degës së PVD - së, njëherit edhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Preshevës, znj. Ardita Sinani me publikimin e fotografisë të marrë nga kamerat e sigurisë nga ana e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit.

Delegatet prezente të Kuvendit të FG shprehën indinjatën e tyre lidhur me këtë skandal, i cili nuk është vetëm individual, por është mendësi e mbrapshtë e udhëheqjes komunale, ku përdoren edhe mjetet më të ulta për të goditur edhe në këtë formë oponentët e tyre politik. Ato gjithashtu mbështetën nismën për Peticion qytetarë, me të cilin do të kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit. Me këtë rast, anëtaret e FG kërkuan edhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës, e në veçanti femrave për përkrahjen e Peticionit.

Pikë tjetër e punimeve të Kuvendit ishte edhe zgjedhja e kryesisë së FG të PVD - së dega në Preshevë, si dhe propozimet për kryesinë e përgjithshme të FG.

Preshevë, 23.03.2019
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik