Haradinaj: Populli i Kosovës përjetë mirënjohës NATO-s, të prirë nga Amerika

Haradinaj: Populli i Kosovës përjetë mirënjohës NATO-s, të prirë nga Amerika...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “populli i Kosovës, NATO-s të prirë nga Amerika i është përjetë mirënjohës. Nuk ka mik më të mirë sesa ai që të gjendet në ditët e vështira. Për ne ditë më të vështira për jetën tonë nuk kemi pasur sesa në atë kohë”.

“Miku më i mirë për ne, i përjetshëm, është NATO, janë vendet e NATO-s, si në këtë rast Mbretëria e Bashkuar, vendet tjera, NATO e prirë nga Amerika”,  tha kryeministri Haradinaj, sot gjatë homazheve te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë dhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në shënim të 24 Marsit, 20 vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.