Daçiq falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, gjatë konferencës në OKB

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një konference në OKB, ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur Kosovë.

Sipas tij mosnjohja e Kosovës nga këto vende tregon angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Danas.

Ai po ashtu tha se Serbia përmes dialogut synon të arrijë kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme.

“Serbia vazhdimisht i përmbahet pikëpamjes se, çështjet kontestuese mund të zgjidhen vetëm me respektimin e plotë të këtyre parimeve dhe përmes dialogut që synon arritjen e kompromisit dhe zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Daçiq në konferencën e OKB-së në Buenos Aires. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48