Gratë preshevare i dalin në mbrojtje kryetares Ardita Sinanit, gjestin e djeshëm të drejtorit Driton Salihu e quajnë “kulmin e idiotësisë”

Gratë preshevare i dalin në mbrojtje kryetares Ardita Sinanit, gjestin e djeshëm të drejtorit Driton Salihu e quajnë “kulmin e idiotësisë”

Veprimi i turpshëm i drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihut, i cili ka publikuar  në facebook, pamje nga kamerat e sigurisë , ku shihet kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, me vjehërren e sëmurë, ka irituar së tepërmi edhe gratë preshevare.

Zonjat preshevare kanë gjykuar veprimin e turpshëm të drejtorit Driton Salihu, veprim të cilin e kanë quajtur “kulmi i idiotësisë të udhëheqësve injorant”

“Ky është kulmi i idiotësis i udhëheqësve injoranta që janë shtuar shumë në vendin tonë.Shtëpia e shëndetit është në shërbim për të gjithë qytetarët nuk është klinik private lutem që të vedijësohet ky person mos të cënoj edhe privatësin e qytetarëve .Turp! Marre!P.s pavarësisht statutit politik të cilin e posedon z.Sinani unë e përkrah si qytetare” – ka shkruar në facebook, aktorja e teatrit të Preshevës, Egzona Salihu.

Drita Zymberi një intelektuale dhe aktiviste e shquar shqiptare në Gjermani, përveç që ka shpërnda, reagimin e kryetares Ardita Sinani, ajo ketë gjest të drejtorit Driton Salihu, e ka quajtur të turpshëm.

“Udheheqësia e shtepise se shendetit publikon foto private te patientve per interesa politike! – TURP” – ka shkruar Drita Zymberi në facebook, aktiviste e grupit Zonja e Luginës në Gjermani.

“Institucionet publike e shëndetësore jane të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës…. shohim foto në mungesë të rrespektit, shkelje e etikës njerëzore, pa koment – Presheva nuk i ka pas këto elemente e sidomos për gjininë femrore, turp!” – ka shkruar në facebook, Ardita Saqipi, gazetare në Preshevë.

Veprimi i drejtorit Driton Salihu, ka marrë jehonën më negative në Preshevë, me cenzurimin e privatësisë së një femre politikëbërërëse preshevare.