Skandal pas skandali: Në N.P.Moravica luhet loja me karta

Skandal pas skandali: Në N.P.Moravica luhet loja me karta

Qyteti i Preshevës, bashkë edhe me fshatërat për rreth, për një kohë të gjatë ndër problemet kryesore të saja ka papastërinë. Shpesh edhe për papergjegjeshmerinë e qytetareve por jo rralle edhe për mos kryerjen e punës profesionalisht nga Ndermarrja Publike Moravica, e cila edhe është përgjegjëse për pastertinë e qytetit, sikur dhe përgjegjësit tjera si ndërmarrje publike.

Ndonesë, perflitet për rritje të kapaciteteve të kësaj ndërmarrje, apo edhe per sukseset e saja, Ministria Lajmeve ditë me parë publikoi zjarret që ishin ndezur brenda hapsirave të Moravicës, ku ndotja e ambientit ishte evindente në gjithë hapsirën e qytetit.

Ajo që është edhe më zhgënjyese, është fakti që, deri sa qyteti ngelet i pa pastërt dhe mbeturinat shihen kudo, drejtuesit e menaxhmentit të N.P. Moravicës, sot jane kapur duke luajtur lojëra, që realisht nëpër kompjuterët e tyre të punës.

Fatkeqësisht edhe në lojen e tyre, Moravica është në fazën finale të dështimit “Game Over”.