Shqiprim Arifi mbështet skandalin e bërë nga Driton Salihu (Foto)

Shqiprim Arifi mbështet skandalin e bërë nga Driton Salihu

Drejtori i shtëpisë së shëndetit në kundërtshtim me ligjin ka publikuar një fotografi të znj.Ardita Sinani e cila me vjehrren e saj kishin shkuar për marrë shërbime në Shtëpinë e shëndetit. Këtë fotografi drejtori i këtij institucioni e ka nxjerrë nga kamerat e sigurisë që janë të vendosura në shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Këtë vepër skandaloze në vend që ta dënojë kryetari i Komunës së Preshevës, ky i fundit e ka mbëshetur si dhe ka vazhduar fyerjet ndaj kundërshtarëve e tij politik duke i thëne se janë “komunista”.

Këtë mbështetje i’a ka dhënë drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në një koment në profilin e tij në facebook.

SIpas kësaj teorie të z.Shqiprim Arifi se cënimi i privatësisë nëse bëhet për kundërshtarët e tij politik nuk përbën skandal por është diçka e rregullt.