Pas konkursit të shpallur nga shkolla fillore “Dituria” në fshatin Corroticë kanë konkuruar tre kandidat për drejtor për të udhëhequr këtë shkollë.
Gjatë ditës së sotme Këshilli i arsimtarëve i cili përbëhet prej 47 personave ka mbajtur mbledhjen për të votuar për drejtorin e ardhshëm që do ta udhëheqë këtë shkollë për 4 vitet e ardhshme, ku me një shumicë votash i kanë dhënë drite jeshile drejtorit aktual z.Kadri Bajrami i cili nga 47 vota ka marrur 41, kurse z.Ejup Limani ka marrur 5 vota dhe z.Nexhat Agushi një votë, raporton Rtv Aldi.
Me këtë votim shihet qartë se shkolla fillore ”Dituria” nga fshati Corroticë dhe paralelja e ndarë në fshatin Bukuroc ka propozuar që për drejtor në katër vitet e ardhshme do ta ketë z.Kadri Bajramin./Rtv Aldi/