ZYRTARE: Marotta – Icardi, komunikatë nga Inter

Inter ka publikuar një komunikatë zyrtare për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi...

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta është takuar sot me sulmuesin Mauro Icardi dhe menaxheren e tij Wanda Nara në përpjekje të gjejë një zgjidhje të problemit të shfaqur në javët e fundit.

Sulmuesi argjentinas ka humbur shiritin e kapitenit te “Nerazzurrët” dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në klub duke shtuar spekulimet rreth largimit të mundshëm nga Giuseppe Meazza, përcjell lajmi.net.

Por, Inter ka bërë një hap drejt pajtimit me Icardin.

“Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta është takuar sot me sulmuesin Mauro Icardi dhe menaxheren e tij Wanda Nara në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që është në interesat e të gjitha palëve”, thuhet në komunikatën e Interit.