UEFA ka bërë të ditur se gjyqtarët nga Anglia nuk mund të referojnë në Ligën e Kampionëve, pasi nuk kanë eksperiencë me VAR-in.
Majkëll Oliver dhe Entoni Tejlor gjykuan në fazën e grupeve, por duke qenë se UEFA futi VAR-in prej fazës së 1/8- të Ligës së Kampionëve dhe gjyqtarët nga Premierliga i konsideron jo të ambientuar me teknologjinë (VAR-i do aplikohet në Premier Ligë prej sezonit të ardhshëm), ka vendosur t’i lënë jashtë listës së 12 ndeshjeve të kësaj faze, transmeton lajmi.net.
Dhe kjo do të thotë se anglezët nuk do të kenë shanse as për të gjykuar finalen.
Një zëdhënës i UEFA-s e konfirmoi lajmin, duke thënë se gjithçka është bërë për shkak të mungesës së përvojës me VAR-in.