BESËLIDHJA E RE SHQIPTARE PRESHEVË. 05.Mars.2019 REAGIM Ndaj Shqiprim Arifit kryetar komunës në Preshevë i cili shanë Nënën Plakut, atëdhetarit, veprimtarit të Besëlidhjes së Re Ramiz Zenelit,i cili tash e 6 vite përkujdeset për vendin ku ka qenë i vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së aty para ndërtesës së komunës në Preshevë.
Beslidhja e Re Shqiptare grupi në Preshevë sot më datë 05 Mars 2019 mbajti një takim urgjent me veprimtarët e saj, për shkak të sjelljes brutale të njeriut të parë të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ku ditë më parë në kabinetin e tij kishte fyer rënd anëtarin tonë dhe veprimtarin e madh të çështjes kombëtare njëherit edhe veteran i tri luftrave çlirimtare, z.Ramiz Zeneli.
Beslidhja e Re Shqiptare grupi në Preshevë reagon dhe gjykon këtë akt qyqar të kryetarit të komunës, i cili si gjithherë me këtë fjalor fyes dhe denigrues jo vetëm ndaj kundërshtarëve të tij politik, por tani ky njeri me hovin e tij të çuditshëm qenka drejtuar edhe ndaj veprimtarëve të tjerë, duke mos e kursyer as veprimtarinë 30 vjeçare dhe atëdhetarizmin e njeriut më të njohur dhe më meritor i gjeneratës së tij në këtë pjesë të Kosovës Lindore, Bacës Ramiz, A e dinë i pari i komunës Shqiprim Arifi dhe mbështetësit e tij gjegjësisht këshilltarët e zgjedhur nga populli, pozitë dhe opozitë, se kush ishte, dhe kush është Ramiz Zeneli (Plaku)? Si duket nuk e dijnë!? PLAKU është një veprimtar i shquar, Ramiz Zeneli nga fshati Leran. I tillë ishte, dhe i tillë është : Veprimëtarë i palodhur, këmbëngulës, Besnik, e besimëtar, i drejtë, i pa ndalur, i pa kursyer për çështjen e Atëdheut, vetmohues deri në flijim.
Ramiz Zeneli ishte prijës i shumë aksioneve humanitare. Në aksionin e ndihmave për minatorët e Kosoves 1989 -90 Plaku ishte aty.
Në aksionin, Familja ndihmon Familjen,1991-92 Baca Ramiz u gjet aty
Në organizimin e Referendumit të 1dhe 2 Marsit 1992,Plaku ishte aty.
Në Aksionin e ndihmave për Drenicë,në Mars1998, Plaku ishte aty.
Në organizimit për grumbullimin e mjeteve të dy Luftërave, Baca Ramiz ishte pjesë e pandashme e UÇK,së dhe-UÇPMB-së.
Plaku Preshevar ,Ramiz Zeneli në tëra kohërat me Flamurin kombëtar në krahun e tij ishte pjesmarrës në shumë protesta dhe demostrata që nga 1981 e deri në ditët e sotit, gjithëandej në Diasporë, Preshevë, Bujanoc, Prishtinë e Tiranë, e për gjitha këto Ramiz Zeneli ishte dhe është njeri që bëri dhe po i bën kauzë çështjes Shqiptare edhe atë krejtësisht pa bujë.
E pra tani në vend se të kujdesen institucionent tona komunale për hallet e këtyre familjeve e në veçanti për hallet e këtij atëdhetari të madh, i cili tani ky e ka moshën dhe kohën si shumë pleq të tjerë të rrij në qosh pranë vatrës së ngrohte, e të luaj me nipa, e stërnipa, me mbesa, e stërmbesa dhe miqtë e tij të shumtë, por Jo. Ai në këtë moshë mbi 80 vitet e shkuara të jetës së tij, po ballafaqohet me më të zezat e jetës së tij, po i fyhet dinjiteti i tij njerzorë, madje siç mësuam nga Plaku ati po i shahet edhe e ndjera Nëna nga i pari i komunës Shqiprim Arifi!!!
Andaj, Baslidhja e Re Shqiptare grupi në Preshevë me të gjitha grupet dhe aktivistat e saj anekënd trojeve shqiptare Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malësi e Madhe, dhe në disporën e lartë ku po mbajn gjallë frymën e atëdhetarizmit, gjykojnë ashpër këtë veprim të pamatur dhe tejet tendecioz të njeriut të parë të komunës, i cili shihet qartazi se është shumë larg kulturës elementare shqiptare, europiane, njerëzore, e aq ma larg të kulturës Gjermane, që është edhe vëndlindja e tij…!!!
Beslidhja e Re Shqiptare, 05 Mars 2019 Preshevë.