Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është takuar me ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, Mohd Shukri Ab.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bytyqi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se me Yajid, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.
“Gjatë diskutimit rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë”, ka shkruar Bytyqi.
Postimi i plote:
Sot kam pritur në takim ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, z. Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.
Gjatë diskutimit rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, z. Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë.
Falënderova z. Mohd Shukri Ab. Yajid për gatishmërinë për bashkëpunim dhe e njoftova për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen edhe reformat tona