Kylie Jenner, shpallet miliarderja më e re në botë

Kylie Jenner është zyrtarisht miliarderja më e re e të gjitha kohërave, duke rrëmbyer titullin nga themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg...

Jenner, 21 vjeçe, më në fund mori titullin të martën nga Forbes pasi zbuloi listën vjetore të miliarderëve, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

Në moshën 21-vjeçare, ajo është edhe miliarderja më e re e vetë-prodhuar dhe miliarderja më e re në listën e miliarderëve të rinj të Forbes.

Jenner ka grumbulluar një vlerë personale prej $1miliard përmes gamës së saj të suksesshme të make-up, Kylie Cosmetics.

Ajo ka arritur Zuckerbergun, i cili ishte 23 vjeç kur u bë miliarderi i parë, 11 vjet më parë në vitin 2008. Tani, ai është personi i tetë më i pasur në botë me një pasuri prej $ 62.3billion.