Gjendet trupi i një 12-vjeçari në Istog, dyshohet se është zhdukur gjatë luftës

Gjendet trupi i një 12-vjeçari në Istog, dyshohet se është zhdukur gjatë luftës

Në Komunën e Istogut, përkatësisht në fshatin  Zallq është gjetur një trup i një fëmije 12 vjeçar, gjatë gërmimëve për persona të zhdukur gjatë luftës

Këtë  e ka konfirmuar Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

“Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, ka thënë Gjetaj.