Rifat Jashari: Ushtria e Kosovës të mbrojë gjithmonë territorin e vendit, siç e mbrojti UÇK’ja

Rifat Jashari: Ushtria e Kosovës të mbrojë gjithmonë territorin e vendit, siç e mbrojti UÇK’ja

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK’së Adem Jashari, Rifat Jashari në ceremoninë e mbajtur për nder të Epopesë së UÇK’së ka thënë se ky 5 mars i këtij viti dallon pasi janë mbledhur para ushtrisë më të rë, ushtrisë së Kosovës.

Jashari ka bërë thirrje që ushtarët e Kosovës të mbrojnë territorin e vendit sa herë të jetë nevoja, territori i Kosovës sipas tij duhet të mbrohet gjithmonë nga Ushtria e Kosovës.

Jashari ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës, ai beson se kjo ndihmë nga SHBA’të nuk do të ndalet deri në zgjidhjen e të gjitha problemeve.

“Sot jemi bashkuar këtu me 5 mars para ushtrisë më të re të kombit tonë shqiptarë Ushtrisë së Kosovës, dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë, Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e vendit tonë, siç e mbrojti Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Dua t’i falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shtetet mike që na kanë ndihmu, besoj se prapë do të na ndihmojnë për zhgjidhjen e problemeve që i kemi përpara, lavdi dhe nder për të gjithë kombin shqiptar”, tha Jashari.