Në readaksinë e Rtv Aldi një banorë i rrugës "15 Nëntori" na ka dërguar fotografi ku shihet se një shtyllë elektrike tash e katër ditë është duke i rrezikuar jetën qytetarëve që banojnë në këtë pjesë.
Gjithashtu qytetari në fjalë na ka njoftuar se për këtë rast janë njoftuar organet kompetente por ende askush nuk ka ndërmarrë masa për të evituar këtë problem i cili mund të jetë fatal për ndonjë qytetarë të kësaj zone.
Shpresojmë që organet kompetente të ndërmarrin masa që mos të vijë deri tek më e keqja që ndokush të humb jetën për shkak të këtij problemi