Kësaj radhe skuadrat do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të La Liga, ku ‘Los Blancos’ janë nëntë pikë prapa katalanëve.
Valverde megjithatë insiston se gara për titullin në La Liga nuk do të mbyllet nga klasikja, edhe nëse skuadra e tij del fituese.
“Ne kemi pikë për të luajtur në këtë ndeshje dhe është garë më e vështirë sesa ajo e së mërkurës” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.
“Është shumë e vështirë, siç e kam thënë, për të njëjti rezultat të arrihet dy herë radhazi me të njëjtin kundërshtar, por ne do të donim që kjo të ndodhte” ka thënë tutje ai.
“Ne do të kërkojmë fitoren që do të ishte e rëndë për ata, dhe një motivim i madh për ne, por ne e dimë se është shumë e vështirë. Përkundër rezultatit, ne e patëm shumë të vështirë ndeshjen e kaluar” ka thënë ndër të tjerash trajneri.
Barcelona e ka mposhtur dy herë deri në këtë pikë të sezonit skuadrën e Real Madrid, dhe i ka shënuar 9 gola në tri takime.