Ky çmim i ka takuar xhudistit të jashtëzakonshëm, Akil Gjakova, i cili korri suksese të mëdha këtë vit.
Gjakova pati konkurrencë të fortë për të fituar çmimin sportisti i viti 2018, çmim që u nda nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ky çmim pritet të jetë një motivim shumë i madh për xhudistin tonë, të cilin e presin gara shumë të forta këtë vit.
Akilit dhe xhudistëve tanë i nevojitet grumbullimi i pikëve olimpike, në mënyrë që të mund të garojnë në olimpiadën e ardhshme.
Pasi u shpall sportisti i vitit 2018, Akil Gjakova u përkujdes që të bënte edhe një postim në Facebook, të cilin ua përcjellim më poshtë.