• E mërkurë / Jul-09 14:16
  • Kontakt

Thaçi nesër ia mësyn terrenit, viziton prodhuesit vendorë

Pas deklaratave të ashpra që kishte sot nga Tirana, presidenti Thaçi nesër do ia mësyjë terrenit...

Zyra për Media e Presidencës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka treguar se presidenti Thaçi nesër në mesditë do ta vizitojë qendrën “ABI Çarshia” në Prizren.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 12:00, do ta vizitojë qendrën ‘ABI Çarshia’ në Prizren”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Presidencës.

Këto ditë shumica e politikanëve kanë nisur të shpërndajnë mesazhe politike me të madhe nga terreni.

Presidenti Thaçi kishte zgjedhur sot nga një samit në Tiranë, pjesë e të cilit ishin personalitetet me të njohura të diasporës shqiptare, që të fliste si asnjëherë më parë rreth ideve që po debatohen për të ardhmen e Kosovës dhe dialogun në Bruksel.