• E mërkurë / Jul-09 14:30
  • Kontakt

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Medvegjë bojkotuan takimin me presidentin Vuçiq

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Medvegjë bojkotuan takimin me presidentin Vuçiq...

Presidenti serb, Vuçiq, ka qëndruar sot në Medvegjë, prej ku tha se kjo komunë dhe Banja e Siarinës kanë qenë dhe do të mbeten në Serbi.

Vuçiq, kishte ftuar në një takim edhe përfaqësuesit politik shqiptarë, mirëpo ata e bojkotuan takimin me presidentin serb.

Nënkryetari i Medvegjës, Florim Sahiti, tha se Vuçiq është fajtori kryesor për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në këtë komunë.

Ai e komentoi edhe deklaratën e Vuçiqit se Medvegja dhe Banja e Siarinës kanë qenë dhe do të mbetën në Serbi, duke thënë se shqiptarët e këtushëm kanë shprehur vullnetin ne referendumin e vitit 1192 per bashkim me Kosovën.

Në Medvegjë deri në vitet e 90-ta jetonin mbi pesë mijë shqiptarë, por dhuna e lufta i kanë detyruar rreth katër mijë shqiptarë të zhvendosen nga vatrat e tyre për shkaqe sigurie./Baki Rexhepi