Vdes 20-vjeçari që para disa ditësh u godit nga treni në Prishtinë

Ka ndërruar jetë 20 vjeçari I.H i cili para disa ditësh u godit nga treni afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë....

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qëndror ai nuk ka arritur të mbijetoi. Mbrëmë në 23.15 pacienti ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

I riu kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK, por u godit nga një tren dhe mori plagë të rënda trupore.

Ai ishte i shtrirë për disa ditë në spital.

Kujtojmë se si pasojë e goditjes nga treni vdiq edhe një 51 vjeçar sot në Pejë.