‘Zikaltërit’ janë duke punuar për të sjellë në skuadër një pasues të Mauro Icardit, i cili duket se do t’i ndajë rrugët me Interin.
Argjentinasi ka mbetur jashtë skuadrës që tre javë, ku është hequr edhe shiriti i kapitenit, për t’iu dhuruar portierit Samir Handanovic.
Sulmuesi që po përmendet për të zëvendësuar Mauro Icardin, është ai i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Sipas ‘Il Giorne’, ylli polak është dëshira e Interit për fazën e sulmit, përcjell ‘lajmi.net.
Lewandowski 30 vjeçar, ka mbi nëntë vite që luan në nivele të larta në futbollin evropian, si te Borussia Dortmund po ashtu edhe Bayern Munich.