• E mërkurë / Jul-09 17:19
  • Kontakt

Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Haradinaj ka thënë se kur po flitet për një marrëveshje me Serbinë ende nuk po dihet saktësisht se për çka është fjala.

“Nuk pe dimë saktësisht për çka është fjala. Është zorrë që Kosova ta ndërmarr një veprim në terr, nuk po e dimë ku po e qesim këmbën sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ne dëshirojmë sa më shpejtë ta heqim taksën në kuadër të një marrëveshje Kosovë-Serbi, por në gjendjen çfarë është sot është e pamundur me marrë një veprim për pezullim të taksës”, ka deklaruar kryeministri.

Ai ka theksuar se është dakord që taksa të pezullohet sikur të kishte një kontratë por nuk e ka një të tillë me të gjitha temat.

“Nëse është vetëm për tu kthyer një proces si i kaluari nuk e shoh të arsyeshme ta heqim, ai proces na ka kushtu dhe na ka shpenzu shumë, nëse kemi një kontratë se për çka do merremi vesh Kosovë-Serbi që nënkupton njohjen në kufijtë ekzistues, dhe jo një Republik Dodik e shqyrtojmë menjëherë pezullimin. Me e heq për një proces të paditur nuk ka logjik pse të bëjmë kështu”, ka shtuar ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se nuk mund t’i hyjnë një procesi ‘pa kry’.

“Sa i përket çështjes së taksës, përçarja e madhe po na shkatërron dhe po na ul pozicionin negociues po na nxjerr probleme të brendshme. Të kishim qenë njëjtë do të kishim një situatë tjetër në Kosovë. Unë mendoj se është ma mirë me hek tash me i pagu do pasoja sesa në fund me na qit dikush një marrëveshje që s’është në rregull për Kosovën. Çdo hap i sotëm ndikon te arritja”, ka përfunduar kryeministri.