Aktori dhe regjisori i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Freeman, ka bërë foto me flamurin e Kosovës.
Aktori me famë botërore flamurin e Kosovës po e mbanë përkrahë atij të SHBA-së. Madje flamurin e shtetit tonë ai e ka vënë në pallton e tij.
Fotografinë e Freeman me flamurin e Kosovës e kanë shpërndarë në rrjetet sociale diplomatët e shtetit tonë në Panama.
“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët me të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, thuhet në njoftimin e tyre.
Duket se diplomatët kosovarë ia kanë dhuruar aktorit të njohur flamurin tonë, të cilin ai po e mban në pallton e tij.