Luana Vjollca është duke shijuar pushimet e saj në Maldive
“Boll u bë tuj vuajt” është kënga e saj e fundit, të cilën Luana Vjollca e lansoi para një jave dhe deri me tani ka arritur në shumën e 2.4 milionë klikimeve.
E pas kësaj kënge, Luana nuk është ndalur duke treguar foto nga pushimet e saj.
Prezantuesja dhe bukuroshja shqiptare, për të cilën thuhet se është në lidhje me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj, fillojë një seri të pushimeve.
Fillimisht ajo ishte në Austri duke pushuar bashkë me motrat e saj. Por edhe në këtë udhëtim u tha që bashkë me Luanën ishte edhe Krenari, e po ashtu motra e Luanës, Marina ishte e shoqëruar nga burri i saj, reperi Getoar Selimi.
Luana Vjollca me foto bombastike nga pushime në Male të Maldivëve
Por, çifti duket se u ngop nga pushimet në Austri dhe ata kanë udhëtuar për në Maldive ku janë duke qëndruar në Male, në një suitë luksoze, poshtë të cilës është akuarium, derisa është e qartë që Luana është në shoqëri të Krenarit, pasi që duket se ai është fotograf i saj personal.
Kështu, fotoja e fundit e Luanës është një foto e realizuar në bikine të kuqe. Bukuroshja shqiptare, e qet në pah gjoksin e saj gjigant, derisa merr diell në plazhin e mrekullueshëm të Males.
Poshtë fotografisë ajo ka shkruar “Boll u bo tuj vujt” që është edhe titulli i këngës së saj të fundit, e që asocon atë se në këtë pushim, bukuroshja dëshiron ti harrojë të gjitha.
Se është kështu e tregojnë edhe komentet e ndryshme të fansave të saj, të cilët nuk mungojnë, e që e urojnë atë për dukjen e saj por komentojnë edhe pushimet e saj luksoze.