Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë sot Medvegjën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë sot Medvegjën

Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në  banjën e Sijarinës.

Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kjo pjesë ti bashkohet Kosovës.  

“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe.