Nënkryetarja e Medvegjës, Leme Xhema: Jemi zot shtëpie këtu, “Urdhëro” do t’i themi Vuciqit, do ta presim si Ilir Metën!

Medvegjë, 27 shkurt -Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës. Ai do të qëndrojë në Medvegjë në kuadër të...

Medvegjë, 27 shkurt -Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës. Ai do të qëndrojë në Medvegjë në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”. Burimet nga Medvegja kanë njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për pritjen e presidentit serb në këtë pjesë të Luginës së Preshevës.

Xhema: Vuçiqin do ta presim të gjithë bashkërisht, serbë e shqiptarë, ashtu siç e pritëm presidentin shqiptar Ilir Metën!

“Ne jemi këtu zot shpie. Nesër do t’i themi “bujrum” presidentit serb Aleksander Vuçiqit ne Medvegjë. Do ta mirëpresim të gjithë bashkërisht serbë e shqiptarë, ashtu siç e pritëm Ilir Metën”, ka deklaruar sot Leme Xhema nënkryetare e komunës së Medvegjës, 24 orë para vizitës së presidentit të Serbisë në Luginën e Preshevës.

Rreth vizitës së Vuçiqit në Medvegjë vërehen hezitime nga disa liderë shqiptarë në Luginën e Preshevës, me fjalët se “unë do shkoj” e tjetri “unë s’do të shkoj”, e disa mezi presin ta takojnë duke thënë “unë patjetër do të shkoj, ta pres Vuçiqin, i kam nja dy fjalë me të…” etj..

Madje sipas znj.Xhema “më duket qesharake disa liderë shqiptarë në Luginë të cilët marrin rroga nga Beogradi dhe posedojnë “licnkarta” te Serbisë bëjnë zhurmë e muhabet nëpër kafe e çarshinë e Preshevës, herë po dalim herë s’po dalim ta presim presidentin Vuçiq.

Në prag të vizitës së Vuçiqit në Medvegjë “Presheva Jonë” ka kontaktuar analistë dhe qytetarë në Medvegjë të cilët disa nuk deshën të flasin për këtë vizitë. Por disa prej tyre thanë se tradita e shqiptarëve është të mirëpresin kush do që i vjen në shtëpi. Bile, bile dihet historikisht, kur shqiptarët dikur ishin në bela, kanë pritur hasmin në shtëpi, i kanë dhënë bukë dhe e kanë përcjellë si ka hije..”