Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjegjësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Gjakovë, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në Gjakovë, ku i dyshuari është arrestuar pas dyshimit se ka keqpërdorur fëmijët për të ushtruar pornografi.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi dhe është konfiskuar një pajisje elektronike si provë materiale.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.