• E mërkurë / Jul-09 17:14
  • Kontakt

Rexhep Hoti viziton Medvegjën: “Inkurajon shqiptarët që të qëndrojnë në trojet e tyre, premton donacione për nxënësit shqiptarë të Medvegjës”

Rexhep Hoti viziton Medvegjën: “Inkurajon shqiptarët që të qëndrojnë në trojet e tyre, premton donacione për nxënësit shqiptarë të Medvegjës”

Koordinatori për arsim, kulturë dhe sport pranë Qeverisë së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Medvegjës, rrespektivisht, shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.

Zyrtari kosovar Rexhep Hoti, gjatë vizitës së tij në Tupallë, është takuar me përfaqësuesit shqiptarë të Komunës së Medvegjës, drejtorinë e shkollës, dhe nxënësit shqiptarë, të shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Hoti, vizitën e sotme e ka shfrytëzuar t’i inkurajoj shqiptarët e Medvegjës, se pavarësisht gjendjes së rëndë në atë vend, shqiptarët duhet të mbesin në trojet e tyre etnike dhe se ka premtuar donacione të ndryshme për nxënësit shqiptarë në ketë komunës.

Në vizitë e sotme që i bëri shkollës fillore në Tupallë, koordinatori Kosovar për arsim, Rexhep Hoti, u pritë nga drejtoresha e shkollës, Arlinda Kadriu, ndihmëskryetarja e komunës së Medvegjës, Leme Xhema dhe nënkryetari i Asamblesë komunale, Florim Sahiti.

Shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës, është shkolla e vetme shqipe në ketë komunë, dhe numëron vetëm 16 nxënësë.