Rikthimi i fuqishëm i Elvana Gjatës, publikon këngën “Tavolina e mërzisë”

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm me projektin e ri muzikor.

Pas një pauze të shkurtër e një koncerti madhështor me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm edhe me një projekt të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Tavolina e mërzisë” dhe vjen i realizuar edhe me videoklip në të cilin ajo shfaqet e veçantë.

Për këtë këngë Elvana ka punuar me çiftin Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. Aida është kujdesur për tekstin ndërsa Armendi për muzikën, e për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.

Ky projket muzikor u pëlqye shumë nga publiku të cilët e kanë pritur me padurim rikthim e këngëtares.