Pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa ka thënë se taksa 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake ka ndikuar mirë në rritjen e prodhimit te kompania që ai drejton.
Mustafa, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka dhënë efektin e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për blerjen e produkteve vendore.
“Edhe vendosja e flamujve poshtë produkteve, ka ndikuar mirë te produktet vendore”, tha ai.
Afaristi ka thënë ka thënë se taksa ka ndikuar sidomos në ngritjen e shitjeve të vajit “Floil”, të cilin e nxjerr në treg kompania e tij.
“Kemi pasur ngritje 100% të shitjeve sidomos të vajit ‘Floil’, pasi që më së shumti kemi qenë të prekur në këtë drejtim”, tha ai.
Mustafa ka thënë se produktet serbe do të kthehen në tregun e Kosovës, por ndërgjegjësimi i konsumatorëve është shumë i rëndësishme.
“Populli duhet të vetëdijesohet se duhet të konsumohet produkti vendor dhe të zhvillohet ekonomia e Kosovës e jo e shteteve tjera”.