Reperi Majk me ndjekësit e tij në Instagram i ka ndarë disa foto me djalin e tij Roan me të cilin e ka kaluar sot ditën.
Në foton e parë janë veturë, sigurisht kur Majk ka shkuar ta merr djalin e në të dytën ata janë duke drekuar së bashku.
Reperi ka treguar shpesh nëpër intervista se kohën kur e kalon me Roanin ndihet tejet me fat që e ka dhe prej që ka lindur ia ka ndryshuar edhe jetën.
Projekti i fundit i Majk ka të bëjë për jetën e tij, “Nuk dorëzohna” deri tani ka arritur të klikohet më shumë se 1 milion herë.