Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Dr.Sc.Ragmi Mustafa priti në takim koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rexhep Hotin.
Tema kryesore e këtij takimi ishte Programi Nacional për rini të cilin e ka përpiluar Qeveria e Republikës së Kosovës. Zoti Hoti shprehu gadishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që në kuadër të këtij Programi, fëmijët Shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jenë pjesë e garave nacionale që do të zhvillohen në Kosovë.
Gjithashtu u fol edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen në vazhdimësi Shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe domosdoshmërinë që ky rajon të përfshihet në fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi.